Shtyhet me një orë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00, por kësaj here pa praninë e mbështetësve të Fredi Belerit dhe Sali Berishës.
Mbështetësit e Belerit dhe Berishës shkaktuan tensione në sallë, me ardhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe prefektit të Himarës, Vangjel Tavo.
Prefekti i Himarës, Vangjel Tavo u largua nga salla, shoqëruar nga disa forca të policisë.
Please follow and like us: