Si asnjëherë më parë, Policia në Vlorë dhe Sarandë vendos 6654 gjoba në 20 ditë

Policia e Vlorës dhe Sarandës njofton se per periudhën 04.03.2024 – 24.03.2024, janë vënë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur në total 6654 masa administrative, konkretisht:

  • ⁠3395 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara
  • 293 për mospërdorimin e rripit të sigurimit
  • 374 për parakalime të gabuara
  • 76 për xhama të errësuar
  • 2516 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 63 masa administrative.

Please follow and like us:
fb-share-icon