Si ra 31-vjeçari në ‘grackën’ e Policisë dhe u kap me automatik në shtëpi – VIDEO

Policia njofton se si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Gracka”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, i mituri u procedua penalisht pasi dyshohet se ishte në dijeni se shtetasi A. G. fshihte armë zjarri dhe nuk kishte kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon