Sondazhi në Saranda Web: kryesojnë Gjergj Mërkuri, Ilir Mehmeti, Romeo Cakuli dhe Ergest Dule

2 ditë pas çeljes së sondazhit të parë në Saranda Web për 4 bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol, kryesues në këto sondazhe kanë qenë Gjergj Mërkuri, Ilir Mehmeti, Ergest Dule dhe Romeo Cakuli.

Në sondazhin për Bashkinë Sarandë, rezultati është:

Përsa i përket votuesve nga Shqipëria, gara mes 3 kandidatëve Cikuli, Mërkuri dhe Caci, është e fortë dhe me vota të përafërta, ndërsa në votën e emigrantëve dominon Gjergj Mërkuri.

Në Bashkinë Delvinë Ilir Mehmeti kryeson me 51.19 % (730 votes), përkundrejt Besmir Veli me 48.81 % (696 votes).

Kandidati Besmir Veli kryeson lehtë në votat nga Shqipëria, ndërsa Ilir Mehmeti në votën e emigrantëve.

Në Bashkinë Finiq gara do të jetë mes kandidatëve Romeo Cakuli dhe Leonidha Papas, pasi Leonidha Hristo duket i shpërfillur nga votuesit.

Romeo Cakuli dominon edhe në votat nga Shqipëria, ndërsa Leonidha Papas kryeson në votat nga emigrantët. Leonidha Hristo mbetet i shpërfillur edhe në votat e emigrantëve, sidomos atyre në Greqi.

Në Bashkinë e Konispolit kryeson sondazhin Ergest Dule me një diferencë të qartë.

Ergest Dule dominon jo vetëm votat në Shqipëri, por edhe votat e emigrantëve, sidomos të atyre në Greqi.

Në sondazhin e parë të Saranda Web për 4 bashkitë kanë marrë pjesë mbi 5800 persona, duke shprehur vlerësimet e tyre për kandidaturat, të cilat priten në analizohen dhe vlerësohen nga kandidatët përgjatë fushatës.

Shihemi në sondazhin tjetër…

Please follow and like us:
fb-share-icon