Sorollateshin prej kohësh, pas ankesës në Saranda Web qytetarët gjejnë zgjidhje – VIDEO

Sorollateshin prej kohësh, pas ankesës në Saranda Web qytetarët gjejnë zgjidhje
Sorollateshin prej kohësh, pas ankesës në Saranda Web qytetarët gjejnë zgjidhje

Sorollateshin prej kohësh, pas ankesës në Saranda Web qytetarët gjejnë zgjidhje për problemin

 

Pas muajsh pritje dhe ankesa të vazhdueshme, banorët e një blloku banesash private në rrugën “Gjergj Arianiti”, pranë ish-Regjimentit, më në fund kanë gjetur zgjidhje për problemin e kanalizimeve. Falë denoncimit të tyre në Saranda Web dhe përkushtimit të punonjësve të Ndërmarjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Sarandë (UK Sarandë), të drejtuar nga përgjegjësi Alban Alikaj, u bë e mundur zhbllokimi i pusetave dhe shtrimi i tubacioneve të reja, duke i dhënë fund kësaj situate shqetësuese.

 

Problemi filloi të raportohej nga banorët që prej datës 25 korrik, kur pusetat e ujërave të ndotura jashtë banesave të tyre u bllokuan. Shkaku ishte lidhur me defektet e tubacioneve që vinin nga një pallat përpara. Situata e krijuar solli derdhjen e ujërave të ndotura në rrugë, duke krijuar një mjedis të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin e banorëve.

Për katër muaj me radhë, banorët raportuan problemin te administrata e UK Sarandë, duke zhvilluar takime me drejtuesit dhe inxhinierët teknikë. Megjithatë, por asnjë veprim konkret nuk ishte marrë.

 

 

Ankesa në Saranda Web solli rezultat

 

Publikimi i ankesës nga Saranda Web i dha kësaj problematike një jehonë të gjerë, duke rritur presionin ndaj institucionit përkatës. Falë kësaj nisme dhe reagimit të shpejtë të drejtuesit Alban Alikaj, UK Sarandë mobilizoi ekipet e saj për të zgjidhur situatën. U bë hapja e kanalizimeve dhe shtrimi i tubacioneve të reja, duke garantuar një zgjidhje të qëndrueshme.

 

Banorët shprehin mirënjohjen e tyre ndaj ekipit të UK Sarandë dhe përgjegjësit Alikaj për reagimin dhe profesionalizmin e treguar. 

Ky rast tregon fuqinë e komunitetit dhe medias Saranda Web në adresimin e problematikave të qytetarëve. Njëkohësisht, ai duhet të shërbejë si një shembull për institucionet publike për të reaguar me shpejtësi ndaj shqetësimeve të ngjashme dhe për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj komunitetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon