Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

 

Administrata Tatimore ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për influencerat dhe të gjithë individët që realizojnë të ardhura përmes platformave online. Sipas njoftimit zyrtar, çdo e ardhur e gjeneruar nga rrjetet sociale dhe platformat digjitale duhet të deklarohet brenda datës 31 mars 2025, përmes sistemit DIVA, në të kundërt do të aplikohen penalitete sipas ligjit.

 

 

Influencerat që merren me reklamime online janë ndër kategoritë kryesore që duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i tyre në internet.

 

Çfarë duhet të deklarohet?

 

Deklaratën e të Ardhurave Individuale (DIVA 2025) duhet të përfshihen të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2024, përmes:

  • Platformave të grupit Meta (Facebook, Instagram, TikTok)
  • Google dhe YouTube
  • Platformave të akomodimit si Airbnb dhe Booking
  • Çdo platformë tjetër online që gjeneron të ardhura

 

Administrata Tatimore thekson se duhet të deklarohen jo vetëm pagesat e marra në llogari bankare, por edhe ato të realizuara në forma të tjera pagese, qoftë elektronike apo fizike.

Në njoftim, Tatimet bëjnë të qartë se disponojnë të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara përmes këtyre platformave. Kjo do të thotë se çdo mosdeklarim mund të identifikohet dhe të shoqërohet me gjoba apo penalitete të tjera sipas legjislacionit në fuqi.

 

Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, rreth 33 milionë euro të ardhura nga rrjetet sociale dhe platformat online duhej të deklaroheshin në DIVA 2024 – një shifër që tregon rritjen e fortë të ekonomisë digjitale në vend.

 

Njoftimi i plotë i Administratës Tatimore:

 

“Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve, subjekt deklarimi për DIVA 2025 se:

 

Duhen deklaruar në DIVA 2025 të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit, përmes llogarive bankare apo çdo formë tjetër pagese, përfshirë ato fizike ose elektronike nëpërmjet platformave si Meta (Facebook; Instagram; WhatsApp), Google, YouTube, Airbnb, Booking etj.

 

Kujdes! Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara nëpërmjet këtyre platformave. Çdo mosdeklarim do t’ju vendosë përballë penaliteteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.”

 

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur fitimet nga marketingu digjital, reklamat online dhe platformat e akomodimit janë rritur ndjeshëm, duke e bërë ekonominë online një nga sektorët më dinamikë të viteve të fundit.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon