Tentoi të Kalonte Shumë Euro dhe Paund nga Porti i Sarandës, Kapet Anglezi nga Kontrolli Policor i Kufirit
Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Sarandës, një shtetas britanik u kap duke tentuar të kalonte një shumë të konsiderueshme valutë të padeklaruar. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga autoritetet kufitare, një shtetas 32 vjeç, lindur dhe banues në Liverpool, u zbulua duke transportuar 9,700 euro dhe 1,050 paund, të cilat nuk ishin deklaruar sipas rregullave të vendit.
Policia Kufitare sekuestroi shumën e parave në cilësinë e provës materiale. Për rrjedhojë, materialet hetimore u referuan për ndjekje penale në gjendje të lirë për të riun anglez. Çështja iu kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku 32-vjeçari do të përballet me akuzën e “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë,” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.