Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me...

Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%

Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%

Bashkia Sarandë ka shpallur rezultatet e tenderit publik për rikualifikimin e rrugëve të brendshme të fshatit Shelegar. Ky projekt synon shtrimin e rrugëve me beton, duke patur një fond total prej 100 mijë eurosh të vënë në dispozicion.

Fshati Shelegar përfiton nga hapja e thesit të bashkisë për shtrim rrugësh me beton

 

Pas shqyrtimit të ofertave, konsorciumi BOE “HASTA ENGINEERING” SHPK & “AIDA CONSTRUCSION” SHPK u shpall fitues, me një ofertë që arrin 97% të vlerës së fondit limit.

 

Kompanitë pjesëmarrëse dhe rezultatet

Në tender morën pjesë tri kompani, ndërsa dy prej tyre u skualifikuan.

Lista e pjesëmarrësve dhe vendimet përkatëse janë si vijon:

 

  1. BOE “HASTA ENGINEERING” SHPK & “AIDA CONSTRUCSION” SHPK – Fitues.
  2. “Rilindja Tiefbau” SHPK – Skualifikuar, oferta u vlerësua se nuk ishte në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e tenderit.
  3. “COGREN” SHPK – Skualifikuar, pasi oferta u vlerësua si anomalisht e ulët.
Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial