Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Ujërat e zeza mbysin rrugën e re me mozaikë në Sarandë –...

Ujërat e zeza mbysin rrugën e re me mozaikë në Sarandë – VIDEO

Ujërat e zeza mbysin rrugën e re me mozaikë në Sarandë

 

Rruga e sapo shtruar me mozaikë në Sarandë, që duhet të ishte simbol i investimeve për përmirësimin e infrastrukturës, është kthyer në një skandal të vërtetë.

Përveç degradimit të pandalshëm, në kryqëzimin e agjencisë së re në qendër të qytetit, ujërat e zeza dalin pa ndalim nga një pusetë, duke ndotur rrugën dhe shpërndarë papastërtitë në të gjithë qytetin përmes gomave të makinave.

 

 

Ky fenomen vjen pas investimit të kryer në segmentin nga Policia deri te ky kryqëzim, duke dëshmuar mungesën e plotë të cilësisë dhe përgjegjshmërisë në punime.

Qytetarët po përballen me një situatë të papranueshme që kërkon ndërhyrje të menjëhershme!

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial