Tension dhe debate të ashpra në mbledhjen e Asamblesë, socialistët e Sarandës kundër Klosit

Linja e autobusave Sarande – Tirane dhe Tirane – Sarande
Linja e autobusave Sarande – Tirane dhe Tirane – Sarande

Tension dhe debate të ashpra në mbledhjen e Asamblesë Socialiste në Sarandësocialistët e Sarandës i kundërvihen Blendi Klosit.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar në Sarandë mbledhja e Asamblesë së PS Dega Sarandë, ku është diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit si dhe për kandidaturat e mundshme të kësaj partie për Bashkinë e Sarandës.

Nga burime brenda PS, takimi është shoqëruar jo vetëm në seancë, por edhe në ambientet e jashtme me diskutime të ashpra, debate dhe tension mes anëtareve të Asamblesë dhe deputetëve lidhur me kandidaturat e mundshme.

Nga burime të Saranda Web mësohet se pjesa dërrmuese e anëtarëve të Asamblesë, në mbi 90% të saj ka dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë Adrian Gurma, përkundër qëndrimit të të deleguarit Blendi Klosi, i cili mbështet kandidaturën e Oltion Cacit.

Ndërkohë që në takim janë propozuar edhe emrat e Gjergji Merkurit, Oltion Cacit dhe Dhonat Kotes si kandidatura të mundshme.

Kryesia e PS do të marrë në shqyrtim kandidaturat e propozuara dhe pritet të shpallë në datë 25 Mars emrin e kandidatit që do të garojë nga socialistet për Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e 14 majit.

Mbetet për të parë se si do të vijojnë zhvillimet brenda socialisteve të Sarandës, në ditët që vijnë, nderkohë që situata është e trazuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon