Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevent”, u bë ndalimi i shtetasit Skënder Omeri., 69 vjeç, banues në Sarandë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda.
Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke truall, në Ksamil, duke aplikuar pranë ASHK Sarandë, me dokumente të falsifikuara.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë dhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin me sipërfaqe 4950 metër katror, në Ksamil.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.