Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home DESTINACIONE Teqeja “Dedë Reshat Bardhi” në Sarandë

Teqeja “Dedë Reshat Bardhi” në Sarandë

Teqeja “Dedë Reshat Bardhi” në Sarandë

Teqeja Reshat Dede Baba ndodhet në veri perëndim të qytetit në Sarandë. Ndërtimin e saj e nisi  më  4 qershor 2009, Dede Reshat Bardhi, ish-Kryegjysh Botëror i Bektashinjve (1991-2011). Objekti filloi aty ku ishin gjurmët e vjetra të Sari Salltikut, në faqen kodrinës pranë detit. Punimet e ngritjes së teqesë nisën e vazhduan nën drejtimin e baba Sadik Ibrokodhelit. Kjo teqe është përball Korfuzit, atje ku ndaloi Sari Salltiku misionari i parë i islamit dhe bektashizmit, ku historia e tij në Shqipëri dhe Ballkan, është një histori e njohur.

Nisja e punimeve te Teqeja “Dedë Reshat Bardhi” në Sarandë


Ditën e nisjes së punimeve, Dede Reshati u shpreh: “ Ndihem sinqerisht i lumtur dhe shumë i respektuar të vendos gurin e themelit në teqenë tonë të re në Sarandë!”. Pas një viti u bë përurimi i tyrbes dhe teqesë. Në këtë përurim, më 2 qershor 2010, mori pjesë Kryegjyshi Dede Reshat Bardhi, i cili, ndër të tjera tha: “ Ndjehem i lumtur që një vit më parë hodhëm themelet e tyrbes dhe të teqesë së Sarandës dhe sot, inaugurojmë teqen e mrekullueshme. Në këtë teqe, në këtë vend që e ka bekuar Zoti, jam i sigurt se do të ndriçoj kurdoherë  flaka e mësimeve të Haxhi Bektash Veliut.” 

Tyrbja në Teqenë e Sarandës

Në tyrbe prehen eshtrat e  dy klerikëve të shquar, baba Islami dhe baba Bilali. Teqeja, në këto vite ka marrë formën e plotë me tyrben e bukur. Ajo ruan elementët bektashian me dhoma të bollshme, mejdanin, kafeoxhakun, kuzhinën etj.

Muzeu i Teqesë në Sarandë

Teqeja Dedë Reshat Bardhi” në Sarandë ka edhe një muze me objekte të shumta origjinale bektashiane, ngritur nën kujdesin e baba Sadik Ibrokodhelit. 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial