Tërmet i fortë në Korfuz, lëkundet Jugu!

Një tërmet i fuqishëm është ndier mëngjesin e sotëm në Korfuz.

Mësohet se lëkundjet janë ndier rreth orës 4:20 minuta të mëngjesit, me magnitudë 4.7 ballë. Lëkundjet u ndjenë edhe në vendin tonë në Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Sipas EMSC, tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 km. Lëkundje të dobëta mund të jenë ndjerë në Agios Georgis që ndodhet 35 km nga epiqendra, 64 km larg nga Saranda. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Please follow and like us:
fb-share-icon