Ballina Lajme Saranda News Theu arrestin e shtëpisë, policia arreston në kafene policin e pezulluar nga...

Theu arrestin e shtëpisë, policia arreston në kafene policin e pezulluar nga detyra

Një polic 24-vjeçar i dënuar me arrest shtëpie u arrestua të enjten vonë në Pogradec pasi theu masën e dënimit. 24-vjeçari Ena Qose ishte dënuar me arrest shtëpie nga Gjykata e Korçës më 18 maj të këtij viti, si edhe pezulluar nga detyra e tij si polic, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe falsifikim dokumentash.

I lënë në arrest shtëpie, 24-vjeçari e theu masën gjë që u evidentua nga policia e cila mbrëmjen e 8 shtatorit e gjeti të dënuarin në një kafene në lagjen 4 të Pogradecit.

Materialet e para hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial