Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës
Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Thoma Noti, një emër i njohur në sportin në Sarandë, i cili ka qenë pjesë e ekipit të volejbollit të Butrintit gjatë viteve të tij aktive.

Gjatë kohës si sportist, Noti u vlerësua për përkushtimin dhe disiplinën në fushë, duke kontribuar në periudhën kur volejbolli ishte një nga sportet më të ndjekura në qytet.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë pikëllim mes sportdashësve dhe atyre që e kanë njohur nga afër, të cilët e kujtojnë si një njeri të qetë dhe korrekt.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









