Thyen ‘arrestin e shtëpisë’, vihen në pranga dy 19-vjeçarët

Dy 19-vjeçarë në Gjirokastër janë arrestuar ditën e sotme pasi ishin larguar nga banesa duke thyer në këtë mënyrë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të caktuar ndaj tyre nga Gjykata.

Njëri nga 19-vjeçarët, me iniciale M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa bashkëmoshatari tjetër, me iniciale E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon