Tjetër rast pedofilie në Sarandë: 67-vjeçari denoncohet nga 15-vjeçarja. Më ngacmoi

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Arrestimi i tij u krye pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.

Gjithashtu Policia konfirmon lajmin e publikuar nga Saranda Web për arrestimin e 57-vjeçarit në Dërmish.

Policia bëri ndalimin e shtetasit R. Rr., 57 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi ka kallëzuar vajza e tij 24 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon