Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Tragjedi në stadium,174 të vrarë nga përplasjet mes policisë dhe tifozëve – VIDEO

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një ndeshje futbolli indonezian, pas përplasjeve mes tifozëve dhe policisë. Përplasja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës kundër tifozëve.

Rreth 180 tifozë u plagosën pasi Arema FC humbi ndaj rivalëve Persebaya Surabaya në Java Lindore. Shefi i ministrit të sigurisë së vendit tha se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit me rreth 4,000 njerëz.

FIFA deklaroi se nuk duhet të përdoret gaz lotsjellës nga policia në ndeshje. Shoqata e futbollit indonezian (PSSI) tha se kishte nisur një hetim, duke shtuar se incidenti kishte “njollosur fytyrën e futbollit indonezian”.

Dhuna në ndeshjet e futbollit nuk është e re në Indonezi. Arema FC dhe Persebaya Surabaya janë rivalë prej kohësh. Tifozëve të Persebaya Surabaya iu ndalua blerja e biletave për ndeshjen për shkak të frikës nga përplasjet. Por shefi i Ministrit të Sigurisë Mahfud MD postoi në Instagram se ishin shitur 42.000 bileta për ndeshjen në stadiumin Kanjuruhan, i cili ka një kapacitet prej 38.000 personash.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial