Trağjikė/ Nënën e zë gjumi duke e ushqyer të porsalindurin, i vogli mbytét dhe ndêrron jétë

Një 30 vjeçare, tre ditë pas lindjes, ka humbur fëmijën e saj pasi e zuri gjumi teksa po e ushqente me gji teksa i vogli u mbyt në krahët e saj, sipas mediave italiane.

Alarmi u dha nga një infermiere, e cila ka vënë re trupin e vogël të të porsalindurit të pafuqishëm ende pranë nënës që po pushonte në pavijonin e spitalit “Pertini”.

30 vjeçarja natën mes 7 dhe 8 janarit i kishte kërkuar stafit të departamentit që të mund të qëndronin edhe disa minuta me të voglin e saj, pasi ta ushqente. Megjithatë, pas disa minutash, atë e kishte zënë gjumi dhe askush në repart nuk kishte shkuar për të marrë të porsalindurin.

Trupi i pajetë i foshnjës është vënë re nga një infermiere shumë vonë. Të gjitha përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Please follow and like us:
fb-share-icon