Ballina Lajme Saranda News Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj! Tentuan t’i ikin policisë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj! Tentuan t’i ikin policisë

Efektivët e policisë konstatuan në aksin rrugor Maliq-Lozhan, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Kristo Muçi 26 vjeç, dhe pasagjer shtetasin Ardit Fejzaj, 29 vjeç, të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur automjetin në fshatin Lozhan. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në fshatin Strelcë, Maliq, janë kapur shtetasit Ardit Fejzaj dhe Kristo Muçi, së bashku me 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin me automjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi Kristo Muçi, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, për të njëjtat vepra penale, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2022, në dalje të qytetit të Pogradecit, ku ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte, kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial