Transportonte 2.2 kg, kapet dhe arrestohet i riu, bashkë me të edhe shoku – VIDEO

Policia e Sarandës njofton se, falë veprimeve të shpejta të inteligjencës policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë përfunduar me sukses operacionin e koduar “Fokus 8”.

 

 

Operacioni u zhvillua pranë fshatit Vrin, ku shtetasit J. A. dhe F. Ll. ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhi. Në momentin kur vunë re prezencën e Policisë, shtetasi J. A. u përpoq të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti, por u arrestua menjëherë, së bashku me F. Ll., i cili kishte dijeni për transportimin e lëndës narkotike nga 20-vjeçari.

Si provë materiale u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 aparate celularë.

 

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon