SARANDA NEWS

spot_img

Transportonte kanabis në makinë, arrestohet 28-vjeçari sëbashku me dy blerësit

3 shtetas janë arrestuar në aksin Levan-Qarr, pasi u kapën me lëndë narkotike. 28-vjeçarit iu gjet 1.2 kg kanabis në makinë të cilën do t’ua shiste dy shtetasve të tjerë.

Në pranga dhe 2 blerësit që prisnin automjetin me lëndë narkotike, në fshatin Qarr.

Gjatë kontrolleve sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 179 doza lënde narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionin policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj dhe shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial