TRANSPORTONTE ME FURGON 9 EMIGRANTË, KAPET NGA POLICIA I RIU, SEKUESTROHET MJETI

Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 53”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin A. P., pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. 24-vjeçari nuk është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë. Pas ndjekjes nga Policia, shtetasi A. P. u kap në vendin e quajtur “Gërhot”, duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=yJKDTZbQnBc

Please follow and like us:
fb-share-icon