Një anije që transportonte skrap është përplasur me shkëmbinjtë në zonën pranë Ksamilit, ndërsa po lundronte nga Shëngjini në drejtim të portit turk të Herekes.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti detar, ndërsa anija tregtare “Bergfjord” që u përfshi në të është tërhequr në portin e Limjonit në Sarandë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve.

Paraprakisht deklarohet se anija është e ngarkuar me afro 1200 ton skrap. Autoritetet detare pritet të hetojnë dhe hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Please follow and like us: