Tre shtetas procedohen penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”

Policia njofton se nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Peshkopi, D. B., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. K., 43 vjeç, banues në Berat.

Procedimi penal ndaj tyre u krye pasi dyshohen se kanë kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon