Trojanët ndalin Luftëtarin 0-0 mes tensioni dhe kartonësh të kuq

Trojanët ndalin Luftëtarin 0-0 mes tensioni dhe kartonësh të kuq

Delvina ndal Luftëtarin e vendit të parë, përfundon 0-0 mes tensioni dhe kartonësh të kuq

 

Delvina ka arritur të ndalë Luftëtarin, kryesuesin e Kategorisë së Dytë, në një barazim pa gola 0-0, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë ngjarje në fushë.

 

Trojanët ndalin Luftëtarin 0-0 mes tensioni dhe kartonësh të kuq

 

Skuadra delvinjote, pavarësisht vështirësive dhe faktit që trajneri kryesor ndodhet në arrest me burg, ia doli të rezistojë përballë një prej ekipeve më të forta të kampionatit.

 

Në fundin e pjesës së dytë, Delvina u penalizua me dy kartonë të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë në fushë. Pavarësisht kësaj, Luftëtari nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike, edhe pse arbitri akordoi 10 minuta shtesë për ndeshjen.

 

Ky rezultat është i rëndësishëm për Delvinën, që ndalon një kundërshtar të fortë dhe tregon karakter, ndërsa për Luftëtarin ky është një hap fals në rrugën drejt objektivave për ngjitje në kategori të Parë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon