Tuneli i Skerfices – Rruga Kardhiq – Delvine

Tunelin i Skerfices rruga Kardhiq - Delvine - Sarande
Tunelin i Skerfices rruga Kardhiq - Delvine - Sarande

Tuneli i Skerfices – Rruga Kardhiq – Delvine

Tuneli i Skerfices ndodhet në Rrugen Kardhiq – Delvine – Sarande.

Tuneli i Skerfices  ka një gjatësi 1316 metra dhe është një nyje lidhëse e rrugës Tiranë – Sarandë.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të hapjes për qarkullim të rrugës së re Kardhiq-Delvinë dhe të tunelit të Skërficës.

Një aks i ri i Shqipërisë, i cili shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës. Por edhe duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare.

Tuneli i Skerfices ka një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë.

Kryeministri shoqërohej në këtë inaugurim nga disa ministra të kabinetit dhe deputetë. Ai u prit me këngë e valle popullore, por edhe nga një grup fëmijësh që luajtën në violinë.

Në hyrje të tunelit ishin mbledhur disa qindra banorë të zonës. Në dalje ishin ngritur stenda me produkte dhe gatime të zonës.

Tuneli i Skerfices rruga Kardhiq – Delvine – Sarande

Punimet te tuneli rruga Kardhiq – Delvine – Sarande , një vepër e nisur në vitin 2008 dhe lidh Gjirokastrën dhe Sarandën, por edhe Tepelenën. Siç e themi shpesh, është bërë edhe Gjirokastra dhe Tepelena me det, u shpreh Kumbaro ditën e inaugurimit.

“Praktikisht është një revolucion sa i përket zhvillimit të hartës turistike, sepse itineraret kanë qenë deri tani me një kah, vetëm për në Sarandë apo deri në Gjirokastër. Ndërsa tani, Sarandë-Gjirokastër bëhet maksimumi 40 minuta. Tani harta turistike nuk është vetëm detare”, tha ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon