U aksidentua duke drejtuar i dehur dhe pa patentë një mjet pa targa, prangoset në vend

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, një motomjet pa targë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Sh. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Please follow and like us:
fb-share-icon