U aksidentua, mblodhi plaçkat dhe iku, procedohet penalisht polici i FRONTEX

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit).

Procedimi penal nisi pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon