U denoncua nga bashkëshortja për dhunë fizike, Policia prangos 28-vjeçarin

policia pranga
policia pranga

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi 28 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon