U denoncua se dhunoi gruan fizikisht dhe psikologjikisht, prangoset nga Policia
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol arrestuan shtetasin I. B., 66 vjeç, banues në Konispol.
Arrestimi i 66-vjeçarit u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: