U fut në parakalim të gabuar dhe shkaktoi aksident: Arrestohet 20-vjeçari nga Laçi pas aksidentit në aksin Sarandë–Delvinë. Tre persona në spital
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e së shtunës, më 5 korrik 2025, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një i ri është arrestuar në flagrancë nga Policia.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:30, shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, gjatë drejtimit të automjetit tip “Benz”, ka kryer një parakalim të gabuar, duke shkaktuar përplasjen me një mjet tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi L. B., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, kanë pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset N. B. dhe E. B. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia bëri të ditur se 20-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb