U godit nga hekurat e catisë së kalçetos, ndërron jetë 22-vjeçari

Një i plagosuri është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës ka ndërruar jetë.

Burimet paraprake bëjnë me dije se për shkak të stuhisë që ndodhi në Sarandë para pak minutash, kanë rënë mbajtëset e një fushe mini futbolli në Urën e Gajdarit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi Armando Kazma rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon