Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.
Materialet në Prokurori u referuan për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi sipas Policisë, në lagjen nr.4 Sarandë, në plazh, u konstatua duke hedhur inerte dhe gurë në det.
Please follow and like us: