U kap duke hedhur inerte në zonën e HC Bistricë, procedohet penalisht

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për një shtetas me iniciale A. S., 51 vjeç.

Procedimi penal filloi pasi është konstatuar duke hedhur materiale inerte, në ambjentet e hidrocentralit, në Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon