Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 58 vjeç, banues në Delvinë.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: