Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Seven”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Në lagjen nr.2, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H. Ç., duke transportuar me automjetin “Volvo”, 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që përdorte shtetasi H. Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
VIDEO