Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 44 vjeç, banues në Ksamil.
Procedimi penal filloi pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Livadhja, duke kryer gjueti të paligjshme, në kundërshtim me Moratoriumin e Gjuetisë.
Gjatë kontrollit, 44-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë gjahu me fishekë dhe 1 radio marrëse-dhënëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Please follow and like us: