U kap pa Leje Drejtimi dhe mendoi se do shpëtonte duke i dhënë policit 50 euro

Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari.

 

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K. H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë.

 

 

Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K. H.. Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon