U përkujtua 34-vjetori i themelimit të Shoqatës “Çamëria” – VIDEO

U përkujtua 34-vjetori i themelimit të Shoqatës “Çamëria”

U përkujtua 34-vjetori i themelimit të Shoqatës “Çamëria” – Ceremonia u mbajt mbrëmë në Sarandë

 

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike Atdhetare “Çamëria”, dega Sarandë, e para shoqatë e regjistruar pas rënies së regjimit komunist, që mbrojti të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

 

 

Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të njohura të jetës publike, përfaqësues të komunitetit çam, si dhe drejtues të shoqatave të tjera kulturore nga treva e jugut. Prania e Shoqatës “Labëria”, Shoqatës “Tomorri”, Shoqatës së Egjiptianëve të Sarandës dhe Shoqatës “Hasan Tahsini” tregoi harmoninë dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme të zonës së Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.

 

Kreu i Shoqatës “Çamëria” në Sarandë, z. Rexhep Ismaili, dhe kryetari i nderit, inxhinier Hekuran Halili, përmendën kontributin e vazhdueshëm të shumë personaliteteve në ruajtjen e identitetit dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

 

Ceremonia u karakterizua nga ndjesi atdhedashurie dhe krenarie, duke dëshmuar se kauza çame mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve dhe do të vijojë të përcillet brez pas brezi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon