U plagosën 5 persona, Policia: Shoferi i Toyota humbi kontrollin, e arrestuam

Policia njofton se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Sarandë-Metoq”, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit tip “Toyota” dhe e ka përplasur atë me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Sh. N., si dhe 4 pasagjerët e të dy automjeteve, të cilën ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon