Dëmtimi i digës dhe shembja e murit të ujëmbledhësit në HEC Sasaj, në Bunec të Himarës, ka çuar nën akuzë administratorin e kompanisë për shkatërrim të pronës.
Nga vërshimi i ujërave ditën e djeshme (16 Janar), u bllokua rruga Himarë-Sarandë dhe gjiothashtu u përmbytën biznese dhe banesa në zonë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike dhe materiale.
Policia vendore njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër.
Please follow and like us: