U vendos gjatë natës në Ksamil, reagon Policia Bashkiake: Mos i çoni lekët dëm

🛑 Kioska në Ksamil? Harrojeni! Do ju shkojë mundi dhe lekët dëm… – Ky është reagimi i Policisë Bashkiake Sarandë pas konstatimit të një kjoske, e cila sipas Policisë u vendos gjatë natës dhe hapi sportelin e shërbimit.

👮‍♀️👮‍♂️Shërbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative 🕵🏻, kanë konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, një kioskë të vendosur në mënyrë të paligjshme 🏗️ gjatë natës në rrugën “Ismail Qemali” në Ksamil.

📑 Menjëherë është njoftuar IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariati i Policisë Sarandë për ndjekjen e mëtejshme të rastit, ndërkohë që shërbimet tona do të asistojnë 👷 në prishjen e kësaj strukture të paligjshme.

✍️ Rasti në fjalë do te referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon