Akoma mendoni se mund të vendosni kioska në Ksamil? – Kjo është pyetja që Policia Bashkiake u bën këtyre personave.
Informacionet e grumbulluara nga strukturat e Policisë Bashkiake Sarandë, kanë çuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zbulimin e një kioske të vendosur në mënyrë të paligjshme gjatë natës në Ksamil.
Menjëherë është njoftuar IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariati i Policisë Sarandë për ndjekjen e mëtejshme të rastit, ndërkohë që shërbimet e Policisë Bashkiake do të asistojnë në prishjen e kësaj strukture dhe lirimin e hapësirës.
Rasti do të referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.