Ujësjellësi Sarandë tender 85 milionë lekë për mirëmbajtje dhe riparim të pompave në Vrion

Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka shpallur tender për “Mirembajtja dhe riparimi i elektropompave te stacioneve te pompimit te U.K.Sarande”

Vlera e tenderit është 7 109 992,00 lekë të reja pa tvsh, ose 85 milionë lekë të vjetra.

Qyteti i Sarandës vijon të furnizohet në shumicën e tij me ujë të pijshëm nga puset e fushës së Vrionit, pavarësisht se shumë njerëz kanë qenë dëshmitarë se në këtë zonë në vitet e fundit të komunizmit janë groposur duhan dhe lëndë të tjera të rrezikshme.

Nga ana tjetër, pavarësisht se janë kryer studime për furnizimit me ujë nga Syri i Kaltër dhe burimet e Tatzatit, ujërat e tyre vazhdojnë të përdoren për prodhim energjie dhe më pas derdhen në det.

Please follow and like us:
fb-share-icon