Thursday, March 14, 2024
spot_img

Uji i lumit Kalasë, protestojnë banorët e zonës së Rrëzomës në Delvinë

Kalasa renditet nga fshatrat më të bukur në jug të vendit. Por lumi me të njëjtin emër që prej kohësh nuk ka ujë i ka shqetësuar banorët e zonës në Delvinë, 28 km larg Sarandës.
Në dimër Kalas vërshon dhe përmbyt tokat në kohë reshjes. Por në mungesë të tyre, burimi në kodër nuk e mbush shtratin e lumit qe përshkon fshatrat përmes. Banorët në Rrezomë të Delvinës, thonë së një hidrocentral i ndërtuar në të, u merr ujin gjatë muajve të verës.
Mungesa e ujit ka ndikuar në vaditjen e zonës për fushat blegtorët dhe bujqërit.
Njëri prej banorëve shprehet se një kërkesë që kemi pasur prej vitesh, sepse padrejtësisht zonës tonë i është marrë uji i lumit të Kalasë dhe ka kalur nga zona e bregdetit për një hidrocentral.
Ai thotë se është ky institucion që ka lidhur kontratën me kompaninë që shfrytëzon ujin e lumit. Për këtë arsye bashkia duhet të bëjë publike kushtet
Ka një kontratë të cilën e kemi kërkuar dhe në Bashki dhe në mënyrë institucionale. Kjo kontratë po na fshihet me qëllim që të përcaktohet saktë koha dhe sasia e ujit që duhet të marrë hidrocentrali, shprehet një banor tjetër.
Të irrituar për atë që u ka ndodhur banorët kërkojnë tu kthehet uji në lum. Ndryshe do të detyrohen të përshkallëzojnë protestën e tyre
Ne kërkojmë që lumi të kthehet në origjinë, nëse nuk marrim një përgjigje do të veprojmë në mënyra të tjera, – shpreht një tjetër banor.
Zona e Rrëzomës në Delvinë i siguron të ardhurat nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë. Dhe lumi Kalasë luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre.

VIDEO https://youtu.be/2PCIT_BhRYU

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial