Ura e Vanes shembet për herë të tretë, banorët: Shkak janë punimet jocilësore

Ura e Vanes shembet për herë të tretë

Ura e Vanes shembet për herë të tretë, banorët: Shkak janë punimet jocilësore – VIDEO

Ura që lidh fshatin Vane në Bashkinë Delvinë është rrëzuar përsëri.
Ndryshe nga 2 herët e kaluara kur ura u rrëzua për shkak të reshjeve. Pasditen e djeshme pjesa metalike e urës është rrëzuar perseri. Ura u shemb ne kohën kur mbi urë po kalonte një kamion.

Shembja e urës i ka izoluar përsëri rreth 500 banorët e fshatit Vanë nga qytetet e Sarandës dhe Delvinës. Banorët shprehen se shembja e urës së fshatit të tyre po kthehet në një legjendë… Pasi në harkun kohor të 4 viteve është shembur 3 herë. Për këtë fajësojnë punimet jocilëre që janë bërë gjatë rikonstruksioneve të kryera.


Banorët kërkojnë nga institucionet ndërhyrjen sa më parë për ndërtimin nga e para të urës. Pasi po afron dimri dhe prurjet e shumta të lumit Kalasë do të shkaktonin edhe izolimin total të tyre.

Please follow and like us:
fb-share-icon