SARANDA NEWS

spot_img

Urdhri për punonjësit e Parkut të Butrintit: Jepni të gjithë dorëheqjen!

Informacione të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore bëjnë të ditur se diten e premte eshte zhvilluar nje mbledhje me punonjesit e parkut te Butrintit dhe perfaqesues te fondacionit AADF.

Ne kete mbledhje, menaxheri i projekteve te AADF, Ilir Parangoni, u ka kerkuar te gjithe punonjesve te administrates qe kujdeset per mirembajtjen dhe ruajtjen e parkut te japin doreheqjen. Ky eshte i njejti person qe i dergonte emaile intimiduese Gora Solar qe te mos dilte ne intervista per ceshtjen e Butrintit.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i kërkon ministrit te Kultures Blendi Gonxhja, te nderhyje urgjentisht per te sqaruar poziten e ketyre punonjesve shteterore qe vendosen perpara presionit nga nje fondacion privat qe nuk ka asnje te drejte, te pakten per momentin kur kjo ceshtje ende shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese.

Mbi cfare ligji apo kodi kerkohet kjo doreheqje ndaj ketyre punonjesve ? Ky nuk eshte nje ogur i mire per menyren se si do menaxhohet siti me i rendesishem ne vend.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial