Vajzë 4 kg e 280 gr lindja e parë për 2024 në Sarandë

Vajzë është fëmija i parë i lindur për 2024 në Sarandë.

Ka shënuar ora 04:25 mëngjesin e kësaj të mërkure kur erdhi në jetë një vajzë me peshë 4 kg e 280 gr.

Kjo vajzë është fëmija i katërt i familjes Halili në Sarandë.

Lindja ka qenë normale. Edhe fëmija edhe nëna gëzojnë shëndet shumë të mirë.

Please follow and like us:
fb-share-icon