Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës, zëvendëson Flamur Mamaj

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, Flamur Manaj.

Flamur Manaj e mbajti këtë post prej nëntorit të 2017-ës.

Po ashtu Këshilli i Ministrave emëroi në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon.

Vangjel Tavo ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Please follow and like us:
fb-share-icon